Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi, mori pjesë në vendosjen e sistemit ndriçues në zonën ku është vendosur komuniteti rom. Klosi premtoi mbështetje, duke premtuar ngritjen e disa kurseve profesionale, me qëllim që të rinjtë e këtij komuniteti të integrohen dhe të jenë të gatshëm për një punë. Gjithashtu ai tha se po shikohet çdo mundësi për punësimin e kryefamiljarëve të komunitetit rom të vendosur në këtë qendër.
Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi, ka premtuar vëmendje të shtuar ndaj komunitetit rom me qëllim integrimin e plotë të tyre në shoqëri.
Klosi vizitoi Qendrën Tranzitore të Emergjencës për këtë komunitet, ku tha se përveç ngritjes së një mence ku do të ushqehen banorët e vendosur këtu, premtoi se do të hapet gjithashtu edhe një Qendër e Formimit Profesional.
Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/klosi-me-komunitetin-rom-arsimimi-i-femijeve-zgjidhja-per-integrimin-e-plote/