Ora News - NATO në Tiranë, liderë të sigurisë botërore flasin për konfliktet e anëtarësimit

2016-05-28 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Michael Turner, në një konferencë për shtyp tha se aleanca duhet të tregojë vendosmëri përballë sigurisë ushtarake në rritje të Rusisë.Kreu i delegacionit shqiptar në Asamble, Pandeli Majko garantoi gjatë fjalës së tij se Shqipëria nuk ndjek politikat e kushtëzimit të votës së Shqipërisë për anëtarësimin e fqinjëve. Përfaqësuesja e opozitës, Jozefina Topalli, thotë se mbajtja e Asamblesë në Tiranës është fryt i lobimit të demokratëve tre vjet më parë kur ishin në drejtimin e vendit.
Shtatë vjet pasi flamuri shqiptar u reshtua krah flamujve të tjerë të Aleancës së Atlantikut të Veriut , Tirana ka mirëpritur për herë të parë Asamblenë Parlamentare të NATO-s, ku për 3 ditë 260 parlamentarë diskutojnë çështje të sigurisë dhe politikat e zgjerimit të Aleancës së Euroatlantikut.
Diskutimet janë fokusuar tek kërcënimi i Rusisë për përdorimin e armëve bërthamore, por edhe rreziku i Shtetit Islamik.


Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/nato-ne-tirane-lidere-te-sigurise-boterore-flasin-per-konfliktet-e-anetaresimit/

Free Traffic Exchange