Analiza e FMN për Shqipërinë - Top Channel Albania - News - Lajme

2016-05-28 2

Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar përfundoi shqyrtimin e shtatë të performancës ekonomike të Shqipërisë në kuadrin e programit të mekanizmit mbështetës. Përfundimi i rishikimit i mundëson vendit tonë që të tërheqë një shumë shtesë prej 36.1 milion euro, duke e çuar tërheqjen totale në rreth 263 milionë e 700 mijë euro.