Report TV - Topalli: Përjashtimi i Berishës, mazhoranca tregoi se ka frikë

2016-05-28 0

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka folur për gazetarët nga Asambleja e NATO-s në Tiranë, duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre.
Sipas Topallit, përjashtimi për 10 ditë nga Parlamenti tregon frikën e mazhorancës dhe që kërkon t?i mbyllë gojën opozitës. Sipas Topallit, Partia Demokratike duhet të mbajë një qëndrim të fortë për këtë çështje.

?Vendi ynë ndodhet në një udhëkryq në kuptimin e mbulesës së sigurisë brenda vendit në kushtet e krizës ekonomike dhe financiare. Ngjarja e së enjtes së kaluar në mbrojtje të parlamentarizmit, në një betejë të ashpër dhe të frikshme me krimin. Vendimi i tyre është një vendim që tregon frikën, që shpreh doktrinën e tyre për të përjashtuar opozitën nga çdo gjë. Është një ngjarje jashtëzakonisht e rëndë, që flet për degradim të shtetit ligjor për të cilin opozita duhet të mbajë një qëndrim të fortë?, u shpreh Topalli për gazetarët.

Free Traffic Exchange