Përmirësohet gjendja e të plagosurve - News, Lajme - Vizion Plus

2016-05-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas ngjarjes tragjike ne qytetin e Krujës, ku autobusi me klerikë dhe besimtare ortodokse u përfshi nga flaket, gjendja e 10 pacienteve qe ndodhen te shtruara ne spitalin e Djegie-Plastikes ne Tirane është me e stabilizuar. Mjeket tregojnë se 8 paciente po mbahen nen mbikëqyrje ne reanimacion, ku tre prej tyre janë ende rende, për shkak te djegieve te konsiderueshme, por dhe problemeve me organet e frymëmarrjes per shkak te tymit qe kane thithur gjate djegies se mjetit. Dy te plagosura te tjera, jashtë rrezikut per jetën, janë ne pavion, ndërsa nje tjetër ka lënë spitalin pasditen e se premtes. Nje dite me pare, autobusi ku udhëtonin 30 besimtare ortodokse, nga Vlora drejt Krujës është përfshire nga flaket. 65-vjeçarja Violeta Gjika ka humbur jeten mes flakëve, ndërsa 11 gra mes tyre dy te reja jane dërguar me urgjence ne spitalin e djegie-plastikes ne Tirane. Pas hetimeve te policisë rezultoi se shkak i zjarrit ka qene nje defekt ne sistemin elektrik te autobusit. Ndërkohe policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit Skënder Jonuzajt, deri ne zbardhjen e plote te ngjarjes. - See more at: http://vizionplus.al/permiresohet-gjendja-e-te-plagosurve-2/#sthash.fkRjrwC2.dpuf