NATO: Rusia, kërcënim real - Top Channel Albania - News - Lajme

2016-05-28 0

NATO, më shumë se asnjëherë ka pranuar kërcënimin ekzistencial që vjen nga Rusia. Duke folur gjatë stërvitjeve të përbashkëta të NATO-s në Poloninë lindore, pjesë e së cilës është edhe Shqipëria, komandanti i lartë i Aleancës së Atlantikut të Veriut, gjeneral-major Hans van Griensven paralajmëroi për një kërcënim shumë real.