Ka nisur punimet Asambleja Parlamentare e NATO-s, punimet e së cilës zhvillohen në Tiranë, Pallatin e Kongreseve. Ky takim i nivelit të lartë zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, që prej anëtarësimit të vendit tonë në NATO, në prill të vitit 2009-ë.
Punimet e Asamblesë u çelën nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati theksoi se sfidë e NATO-s mbetet terrorizmi dhe kriza e emigrantëve. "Jemi gati t'i përgjigjemi sfidave të sigurisë", u shpreh Bushati.
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati u shpreh në çelje të Asamblesë Parlamentare të NATO-s se Shqipëria mbështet anëtarësimin në Aleancën Veri-Atlantike të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ai theksoi se anëtarësimi i Malit të Zi, Maqedonisë, Bosnje Hercegovinës e Kosovës, rrit sigurinë për rajonin.
Gjithashtu, Bushati theksoi se rruga e Maqedonisë drejt anëtarësimit do të ishte më e lehtë, në rast se zbaton marrëveshjen e Ohrit.