Report TV - Përjashtimi i Berishës, PD vendos të bojkotojë 10 ditë Kuvendin

2016-05-28 0

Partia Demokratike vendosi sot bojkotimin e punimeve të Kuvendit me 10-ditë, pas përjashtimit me të njëjtin afat të ish kryeministrit Sali Berisha nga Byroja e Kuvendit.

Vendimi u mor sot gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat.

Nënkryetari i PD dhe kryetari i grupit parlamentar, Edi Paloka tha se përjashtimi i Berishës është tendencë për t'i mbyllur gojën opozitës. Në parlament nderohen kriminelët. Mazhoranca do që t'i mbyllë gojën e dyert opozitës. Kemi vendosur 10 ditë bojkot, aq sa u përjashtua Berisha. Gjatë këtyre 10 ditëve ne do të vazhdojmë takimet intensive që kemi nisur me qytetarët shqiptarë", tha Paloka.

Kjo është hera e dytë brenda muajit që PD bojkoton punimet e Kuvendit, pas përjashtimit të Berishës për fjalorin e përdorur në seancë.