Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ishin nisur për një tur turistik në Shqipëri dhe Mal të Zi, por rrugëtimi i 31 besimtarëve të Kishës Ortodokse të Vlorës ka përfunduar në tragjedi.
Grupi që përbëhej kryesisht nga gra, po udhëtonte në drejtim të kalasë së Krujës, kur autobusi i tyre është përfshirë nga flakët, mesditën e 27 majit 2016, duke shkaktuar një të vdekur dhe 11 të plagosur, të gjitha femra.
Fillimisht Zjarri ka shpërthyer në pjesën e përparme të mjetit tek motorri dhe më pas flakët janë përhapur me shpejtësi dhe në pak minuta ka ndodhur edhe shpërthimi i serbatorit të karburantit.
Burimet policore dhe të zjarrfikësve thanë se drejtuesi i mjetit Skënder Jonuzaj sapo ka parë tymin ka ndaluar mjetin dhe ka hapur kroskotin e autobusit. Por në atë moment kanë nisur flakët që kanë përfshirë gjithë autobusin.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/merr-flak...