Përurohet “Reja” e Fujimotos, si një pikë turistike dhe kulturore për kryeqytetin- Ora News

2016-05-27 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tirana ka tashmë një tjetër pikë tërheqëse, jo vetëm për vizitorët, por edhe një hapësirë që shërben si ambient takimesh apo aktivitetesh të ndryshme kulturore dhe sociale. Bashkia e Tiranës ka përuruar sot veprën ?Reja?, e projektuar nga arkitekti japonez me famë botërore, fitues i shumë çmimeve, Sou Fujimoto, e cila është vendosur në lulishten para Galerisë Kombëtare të Arteve.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishte kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, autori i veprës, arktitekti Sou Fujimoto, Presidentja e Fondacionit ?LUMA?, Maja Hoffmann, njerëz të artit, gazetarë, sponsorë e mbështetës.
Në fjalën e tij, kryebashkiaku Veliaj shprehu kënaqësinë që një instalacion kaq i njohur vjen në Tiranë, jo vetëm si vepër arti, por edhe si hapësira më e re kulturore në kryeqytet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/perurohet-reja-e-fujimotos-si-nje-pike-turistike-dhe-kulturore-per-kryeqytetin/

Free Traffic Exchange