Është nënshkruar sot kalimi i 100% të aksioneve të shoqërisë shtetërore të sigurimeve INSIG te kompania Eurosig.
Në ceremoni merrnin pjesë qeveritarrë të lartë, drejtues të shoqërive të sigurimeve e të tregut bankar. Kreu i Eurosig, Kadri Morina, tha se është shumë domethënëse që INSIG themeloi tregun shqiptar të sigurimeve i ble prej një prej bijave të saj.
Kompania e sigurimeve Eurosig ka blerë shoqërinë publike INSIG për një vlerë prej 16.1 milionë euro. I Pranishëm në ceremoni, Ministri i Financave Arben Ahmetaj e përkufizoi INSIGU-n si një legjendë strategjike të shtetit shqiptar.