Ivanov tërheq “faljen” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-05-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas presionit ndërkombëtar dhe ndryshimeve ligjore në Parlament, presidenti maqedonas Georgi Ivanov ka tërhequr vendimin për të falur 22 funksionarë të lartë të VMRO-DPMNE-së nga 56 ne total. Mes emrave në këtë listë është dhe ish-kryeministri Nikolla Gruevksi, ish-Ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska dhe lideri i opozitës Zoran Zaev. Tërheqja e faljes lejon vazhdimin e hetimeve për ish-funksionarët e lartë, në akuzat e ngritura në të ashtuquajturin ?skandal i përgjimeve?.Georgi Ivanov: Në interes të qytetarëve të Maqedonisë solla vendimin per anulimin e faljes për 22 zyrtare. Personat e tjerë nga lista e përgjithshme mund të bëjnë kërkesë personale per anulimin e këtij vendim. Dua të sqaroj se asnjë politikan nuk është mbi ligjin. E konsideroj te domosdoshme kontributin për daljen e vendit nga kriza. Tërheqja e faljes i hap rruge zgjidhjes se krizës politike ne Maqedoni. Ajo ishte nje nga kërkesat kryesore te diplomateve dhe zyrtareve te larte te BE-se e SHBA-se, te cilët intensifikuan vizitat e tyre ne Maqedoni.- See more at: http://vizionplus.al/ivanov-terheq-faljen/#sthash.u1Ua546j.dpuf