Djegia e autobusit, autoritetet vendore tregojnë ngjarjen për Ora News

2016-05-27 7

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përfaqësues të autoriteteve vendore në Krujë kanë treguar në lidhje telefonike për Ora News detaje të ngjarjes së rëndë. Kreu i Bashkisë, Artur Bushi deklaroi se qytetarët njoftuan drejtuesin e mjetit për flakët, duke shmangur një tragjedi edhe më të rëndë, ndërsa Drejtori i Zjarrëfikëseve shpjegoi se shkak për ngjarjen dyshohet se është bërë një defekt në impantin e gazit që kishte autobusi.
Pas ngjarjes së rëndë së djegies së autobusit, Ora News ka realizuar disa lidhje telefonike me përfaqësues të autoriteteve vendore në Krujë.
Kreu i Bashkisë, Artur Bushi, tregoi për momentet e para të ngjarjes. Sipas tij, drejtuesi i mjetit është njoftuar nga qytetarët për flakët në autobus dhe se ka qenë e pamundur të nxirret nga autobusi në flakë trupi i një gruaje, ndërsa të plagosurit më rëndë u transportuan menjëherë drejt QSUT.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/djegia-e-autobusit-autoritetet-vendore-tregojne-ngjarjen-per-ora-news/