Një punëtorë i një kompanie që mirëmban rrugën Fier-Vlorë ka mbetur i vdekur si pasojë e një goditje që ka marrë nga një kamion i po së njëjtës kompani, teksa ai po pastronte rrugën.
Sipas të dhënave paraprake, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:43 minuta kur 60-vjeçari Ilia Kaçani ka qenë duke pastruar rrugën ndërsa kamiomni ka qenë duke ecur mbrapsht në vendin e quajtur Ura e Mifolit.
Të dhënat e policisë thonë se, kamioni ?Volvo? me targë AA 674 LM drejtohej nga 40-vjeçari Dritan Buzi i cili ëhstë shoqëruar në komisariatin e policisë.