Fshehu pasurinë dënohet me 200 mijë lekë gjobë gjyqtari i Elbasanit Qani Hasa. Vendimi për dënimin e tij është caktuar nga Dhoma Penale e kryeqytetit 4 ditë më parë siç dhe shihni në këtë faksimile.
Ndërkohë i bashkëpandehuri me gjyqtarin Hasa ka qenë dhe prokurori Petref Asllani i cili ka mundur të fitojë pafajësinë pasi sipas gjykatës ai nuk e ka fshehur pasurinë por e ka deklaruar atë në formularët e dorëzuar në Inspektoriatin e Pasurive.
Dy zyrtarët e drejtësisë u vunë nën akuzë në vitin 2015 pasi ILDKP i referoi materialin kallëzuar policisë dhe prokurorisë duke i akuzuar ata për deklarim të rremë dhe refuzim për deklarim pasurie.
Hasa dhe Asllani kanë kërkuar pafajësi para gjykatës, por pas 20 seancash gjyqtari i pezulluar më parë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë është dënuar me gjobë.