Debati për investimet, Ahmetaj kundër subvencioneve për kompanitë e huaja- Ora News

2016-05-27 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në kulmin e debatit për investimet në Shqipëri, Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka deklaruar se mbetet sfidë përmirësimi i klimës për biznesin, teksa ka shtuar se është kundër subvencioneve të investitorëve të huaj, siç bëjnë Maqedonia dhe Serbia dhe pro lehtësimit të proçedurave për ta, si rruga e mirë për ta bërë vendin atraktiv. Ahmetaj ka ripërsëritur se Shqipëria ka dalë nga kriza dhe se ekonomia po rritet.
Ndërsa debati për investitorët e huaj, nëse po vijnë apo po ikin nga Shqipëria, është kthyer jo vetëm në ekonomik por edhe politik, Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka ripërsëritur përpara studentëve të Fakultetit Ekonomik se sfidë për vendin mbetet përmirësimi i klimës së biznesit, gjë sipas tij duhet bërë nëpërmjet lehtësive të proçedurave dhe jo subvencioneve të investitorëve të huaj, siç bëjnë vendet fqinjë si Maqedonia dhe Serbia.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/debati-per-investimet-ahmetaj-kunder-subvencioneve-per-kompanite-e-huaja/