Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Socialiste kërkon largimin e deputetit të opozitës, Flamur Noka, pasi sipas tyre ka bërë deklarim të rremë në formularin e dekriminalizimit. Deputeti Alfred Peza i kërkoi Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla të nisë menjëherë hetimet për rastin.
Peza: Nga ana tjetër, i kërkojmë Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha që të thyejë heshtjen dhe të shprehet publikisht dhe zyrtarisht për rastin e deputetit Flamur Noka.
Zoti Basha, në kulturën tuaj politike, gjëja më e thjeshtë ka qenë hedhja e baltës dhe tregimi me gisht i kundërshtarëve të tu politikë, duke i akuzuar për kriminelë. Por, nëse e keni vërtetë seriozisht ashtu siç përbetoheni, kauzën e dekriminalizimit, duhet ta tregoni SOT shembullin e zbatimit të ligjit për deputetët tuaj. Sepse ka një rast konkret dhe një provë konkrete.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/peza-te-largohet-deputeti-noka-prokuroria-te-nise-hetimet/