KRUJË- Një autobus me 30 përfaqësues të Kishës Ungjëllore të Vlorës "Shën Theodhorit? ka marrë flakë rreth orës 11:30 të kësaj të premteje duke lënë të plagosur në gjendje të rëndë 12 persona dhe një të vdekur e cila është Violeta Gjika 65 vjeç e cila ishte ulur në sediljen e fundit të autobusit që u dogj.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Krujës përballë qendrës shëndetësore.. Autobusi ishte nisur për një ekskursion drejt Ulqinit mëngjesin e kësaj të premteje, por duket se mbërritja në destinacionine tyre ka qënë i pa mundur
Nga 12 personat e lënduar nga kjo ngjarje 11 gra mes tyre një studente 24 vjeçare janë transportuar në kryeqytet në gjendje të rëndë për jetën nga të cilët 8 janë në gjendje kritike, ndërkohë që dy kanë kaluar rrezikun për jetën e ndodhen të shtruar në pavionin e qendrës spitalore universitare ?Nënë Tereza?. ku po marrin mjekimin e duhur.