Petrit Vasili, kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim gjatë vizitës në QSUT, tek të plagosurit tha se tre raste janë më të rënda si pasojë e djegieve nga shpërthimi i flakëve në autobusin me të cilin ata udhëtonin.
Vasili theksoi se duhet durim, por siguroi se janë marrë të gjitha masat për t?ju ardhur në ndihmë të plagosurve.
?Besoj që nuk ka asgjë që mungon qoftë në pikëpamjen e kontrollit mjekësor, qoftë në pikëpamjen e medikamenteve. Sigurisht, dy raste apo tre kanë problematika me vështirësi të madhe. Sigurisht, në mënyrë logjike edhe prognoza e tyre është e rezervuar.
Ndërsa pjesa tjetër është në kontroll të mirë mjekësor dhe besoj kalojnë pa probleme. Keqardhja më e madhe është për atë që ka humbur jetën. Ngushëllojmë familjen për këtë. Për disa nga rastet duhet durim për qartësi më të madhe. Ndjekja mjekësore është në kushtet më të mira qoftë në pikëpamjen teknike qoftë në pikëpamjen e kushteve?, tha Vasili.