Rama nxit investimet suedeze në Shqipëri - News, Lajme - Vizion Plus

2016-05-27 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reforma ne drejtësi, nje nga kushtet e BE per anëtarësimit, do te jete nje mundësi e mire per Shqipërinë per thithjen e investimeve te huaja. Deklarata vjen nga ish-kryeministri suedez Goran Persson, qe do te bashkedrejtoje Këshillin e Investimeve dhe Zhvillimit, ku do te përfshihen edhe nje grup investitorësh e biznesesh suedeze. Persson ishte i pranishëm ne takimin e Dhomës suedeze te Biznesit ne Stokholm, ky kryeministri Rama lancoi iniciativën per ngritjen e Këshillit.?Ne jemi të bindur që Shqipëria ka shanse të mëdha për të ardhmen, nëse përgatiteni mirë për anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe Reformën në Drejtësi, do të jeni një vend shumë tërheqës për investimet e huaja direkte. Kjo është diçka që ne mund t?ju ndihmojmë të arrini, kjo është arsyeja e ngritjes së këtij Këshilli dhe jam shumë i interesuar për një bashkëpunim të ngushtë me Kryeministrin tuaj, Edi Rama?.Per kreun e qeverise shqiptare Këshilli do të kontribuojë ne rritjen ekonomike, modernizimin e klimës së biznesit në Shqipëri dhe tërheqjen e investimeve suedeze. Gjate vizitës ne Suedi, Rama mori pjese edhe ne konferencën ?Qeverisje progresiste?, ku u ndal tek reforma ne sistemin arsimor.?Dallimi qëndron tek dija dhe ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është të sjellim njohuritë më të mira në institucionet tona dhe nga ana tjetër të transformojmë sistemin tonë arsimor, i cili bazohej në idenë se universiteti ishte për të gjithë dhe që degradoi në idenë universitete gjithandej. ?Ne besojmë shumë në modelin e dyfishtë gjerman të arsimit profesional. Kemi filluar të shohim rezultatet e para, por do na duhet kohë dhe shumë durim?.Rama zhvilloi një takim edhe me kryetarin e Parlamentit, Urban Ahlin, ku u diskutua per rritjen e bashkëpunimit ne fushën e turizmit.- See more at: http://vizionplus.al/rama-nxit-investimet-suedeze-ne-shqiperi/#sthash.56wvnoYT.dpuf