http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të dënohesh për një kotec pulash. Kjo është historia e pazakonte e një 61-vjeçari në Libofshë të Fierit, i cili prej tetë muajsh po përballet me drejtësinë, pasi kishte rindërtuar pa leje murin e kotecit të pulave. Caci Dhamo tregon se fillimisht u dënua me tre muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, përfitoi ulje në 2 muaj. Dënim të cilin Gjykata e konvertoi në 150 orë punë në shërbim të komunitetit. Caci dhe e shoqja Zoica besojnë se rindërtimi i kotecit të shpendëve u ka sjell ters. Ndërsa Avokati i tyre, Ilir Dushi ironizon procesin 8 mujor kundër çiftit nga Libofsha, duke përmendur edhe kostot e gjyqit që duhet të paguajë shteti. Hetimi kundër Dhamos kane nisur shtatorin e vitit që shkoi, pas denoncimit të një fqinji. - See more at: http://vizionplus.al/burg-per-nje-kotec-pulash/#sthash.UEtwju6c.dpuf