Elbasan, Basha me të rinjtë: Shqiptarët e vendosën, Shqipëria më mirë pa Edi Ramën- Ora News

2016-05-27 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një takimi me të rinjtë në qytetin e Elbasanit, e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama të rrëzuar. Basha tha se ekonomia, taksat e lartë abuzimet me faturat e energjisë elektrike dhe rritja e çmimeve, e kanë rrëzuar këtë Qeveri. Kryetari i opozitës shpalosi platformën e demokratëve me taksa të ulta dhe lehtësira për sipërmarrjen, por që kjo të arrihet, sipas tij duhet më parë të garantohen zgjedhjet e lira.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me të rinjtë e qytetit të Elbasanit.
Duke ju drejtuar të rinjve, Zoti Basha nënvizoi se prioritet i kryeministrit Edi Rama në këto tre vite nuk ka qenë qeverisja, krijimi i vendeve të punës dhe mundësive të barabarta për të gjithë, por pasurimi i një grushti oligarkësh.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-me-te-rinjte-shqiptaret-e-vendosen-shqiperia-me-mire-pa-edi-ramen/