http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
31 persona, pjese e nje rrjeti ndërkombëtar te drogës qe vepronte mes Shqipërisë, Italisë e Spanjës u prangosen gjate nje operacioni te koduar ?Riccio?. Ne të gjitha rastet grupi modifikonte automjete dhe fshihte lenden narkotike. Operacioni u krye nga policia e Milanos ne bashkëpunim edhe me policitë shqiptare, gjermane e spanjolle. 130 kg droge e llojit kokaine dhe heroine u sekuestruan, se bashku me një sasi prej 300 mije eurosh.?Aktiviteti kriminal i kësaj organizate zhvillohej kryesisht në zonën veriore të Italisë. Me qëllim kapjen dhe vënien përpara organeve të drejtësisë të elementëve të kësaj organizate, pas një plani të përbashkët ndërpolicor midis vendeve të lartpërmendura, me datë 24 maj 2016, Policia e Shtetit ka zhvilluar një operacion të përbashkët në të njëjtën hapësire kohore me partnerët tanë të shërbimeve policore të Italisë, Spanjës, Gjermanisë dhe Marokut. Specifikisht në Itali janë goditur elementët kriminalë të grupit të strukturuar në qytetet e Monxës, Briancës, Bolonjës, Bolcanos, Breshias, Komos, Xhenovës, Rietit, Torinos, Triestes, Vicencas. Ndërkohë në vendin tone u lokalizuan, u kapën dhe ekzekutuan vendimet e arrestit ndërkombëtar në qytetet Tiranë, Durrës, Gramsh, Elbasan, Fier dhe Kavajë?.Ne kërkim janë edhe 4 të tjerë, tre shqiptarë dhe një maroken. Degët e narkotrafikut ishin shtrire në Italinë Veriore dhe Shqipëri, prej nga importohej sasi e madhe e heroinës dhe kokainës.- See more at: http://vizionplus.al/goditet-rrjeti-nderkombetar-i-droges-ne-itali/#sthash.sYxuWAfT.dpuf