Report TV - Idrizi: Ne kritik ndaj qeverisjes PDIU në qeveri? Jo qëllimi ynë

2016-05-27 1

Bashkudhëtar në qeverisje por kritik të hapur të politikave të gabuara. Kështu e pozicionon veten në PDIU në koalicion me PS në qeverisje. Kryetari i kësaj force politike Shpëtim Idrizi thotë në një intervistë për Report TV se kritikat për qeverinë bëhen duke parë realitetin në sy dhe gjendjen ekonomike të shqiptarëve, ku sipas tij vendi po kalon në depresion ekonomik dhe për këtë I tërheq vëmendje qeverisë por politika më të ndjeshme sociale.

Ndonëse PDIU nuk është në kabinet , kryetari i kësaj force politike tërheq vëmendje që nëse kryeministri do të vlerësojë rikompozim të saj, PDIU duhet të jetë pjesë e këtyre ndryshimeve. Ndërsa ministria e diasporës është një projekt që u shërben shqiptarë jashtë kufinjve shqiptarë dhe jo specifikisht PDIU

PDIU do të bëjë analizën e saj për koalicionin e ardhshëm zgjedhor, ndërsa ka propozimet konkrete për reformën zgjedhore.

E megjithatë ylli polar I PDIU dhe i kauzës së kësaj force politike mbetet bashkimi kombëtar si një projekt i mundshëm.