Itali - Trafiku i heroinës dhe kokainës Shqipëri-Itali-Spanjë, arrestohen 31 shqiptarë

2016-05-27 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një rrjet i trafikut ndërkombëtar të drogës mes Italisë- Spanjës dhe Shqipërisë është shkatërruar në kuadër të një operacioni të përbashkët policor ndërmjet 4 shteteve. Operacioni i koduar ?Rico? në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar të shërbimeve policore të Italisë, Gjermanisë dhe Spanjës dhe Shqipërisë çoi në pranga 38 persona.
Policia e Milanos në Itali ka shkatërruar një rrjet të trafikut ndërkombëtar të drogës mes Italisë, Spanjës dhe Shqipërisë, duke arrestuar edhe 38 persona. Nga të arrestuarit 31 janë shtetas shqiptarë, 5 janë marokenë dhe 2 tunizianë.
Mediat italiane raportojnë se gjatë operacionit u sekuestruan 130 kg drogë të llojit heroinë dhe kokainë. Po ashtu të arrestuarve iu kapën edhe 300 mijë euro.
Operacioni u krye nga policia e komandës provinciale në Milano në bashkëpunim me policinë e Shqipërisë, Gjermanisë dhe Spanjës, të koordinuar nga Drejtoria Qendrore për shërbimet e anti-drogës.
?Ishte një bande e cila në muajt e fundit kanë sjellë në Itali një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike në periudha të ndryshem. Keto rezultate janë arritur falë bashkëpunimit të policisë italiane dhe asaj shqiptare?, tha policia e Milanos në një videokonferencë që u transmetua sot, 27 maj 2016, edhe në vendin tonë.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/trafiku-nderkombetar-i-heroines-dhe-kokaines-arrestohen-31-shqiptare/

Free Traffic Exchange