Report TV - Jani Alia e Milloshi nuk kanë dalë nga vendi, fshihen në mal

2016-05-27 1

Jani Alia dhe Renato Milloshi të dyshuarit për vrasjen e Elton Çiços, ndodhen brenda territorit shqiptar. Sipas sitemit TIMS të policisë së shtetit, rezulton se dy të dyshuarit për vrasjen e Elton Çiço nuk figurojnë të kenë dalë nga Shqipëria. Udhëtimet e fundit, jashtë Shqipërisë në sistem janë regjistruar muaj më parë. Prokurorët thonë se me ndihmën e personave të afërm, po punohet për të identifikuar numrat e telefonit që të dyshuarit kanë në përdorim që me ndihmën e kompanive telefonike të identifikohet vendndodhja e tyre.

Nga ana tjetër, policia shpreson në bashkëpunimin e qytetarëve të ndryshëm, të cilët kundrejt shpërblimit të dhënë nga policia mund të ofrojnë informacione për vendin e fshehjes së tyre. Sipas policisë, të dyshuarit mendohet se janë fshehur në zonën e Tepelenës ku janë përqendruar edhe forca të shumta të policisë, të cilët po ushtrojnë kontrolle të ndryshme tek të afërmit e Jani Alias.

Free Traffic Exchange