Dështon shumica, nuk arrihet kuorumi për miratimin e pr/ligjeve pas largimit të PD- Ora News

2016-05-26 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shumica në Kuvend dështoi në miratimin e projektligjeve për shkak të mungesës së kuorumit prej 71 votash, një situatë që u krijua pas largimit të opozitës nga salla e Parlamentit. Debatet e ashpra rreth disa draftligjeve si atij për financimin e linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë apo dhe atij për moratoriumin e gjuetisë nuk arritën të prodhojnë votat e nevojshme që do të çonin projektligjet e parashikuara në rendin e ditës për sot drejt votimit. Kjo seance u mbyll me debat dhe pa votim, i cili u shty për javën e ardhshme.
Mazhoranca dështoi në miratimin e projektligjeve të parashikuara në rend të ditës. Opozita u largua me herët nga salla e Parlamentit e bindur në llogarinë e saj se Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, nuk arrinin dot kourumin për miratimin e projektligjeve, duke sjellë për pasojë shtyrjen e tyre për seancën e ardhshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/deshton-shumica-nuk-arrihet-kuorumi-per-miratimin-e-prligjeve-pas-largimit-te-pd/