Report TV - Kandidati i Koços për PS-në e Himarës me precedentë penal

2016-05-26 5

Kandidati i përzgjedhur nga Koço Kokëdhima për të kryesuar PS-në në Bashkinë e Himarës, rezulton ketë bërë burg për trafikimin lëndësh narkotike.

Kandidatura e vetme për kryetar partie për Bashkinë e Himarës, arriti t?i shpëtonte filtrave në kryesinë e partisë të hënën, falë këmbënguljes së ish deputetit të Vlorës njëkohësisht koordinator për zonën e jugut.

Ilia ose Ilir Gjicali është dënuar me vendim të formës së prerë në 29 shtator 2007 me 19 muaj e gjysmë burgim për akuzën e ?Moskallëzimit të krimit? nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ngjarja për të cilën u dënua daton në 24 dhjetor 2005 në Himarë, kur Sektori i Operacioneve Speciale sekuestroi fare pranë detit një fugon të ngarkuar me 335.2 kilogramë kanabis sativa.

Free Traffic Exchange