Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një ditë përpara nisjes së punimeve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, policia e Tiranës ka bërë publike masat e sigurisë për të garantuar mbarëvajtjen e punimeve. Rreth 600 efektivë policie do të angazhohen për të siguruar aktivitetin, ndër ta RENEA, efektivë të FNSH-së, Gardës së Republikës, si dhe Policisë Ushtarake. Ndërkohë janë kontrolluar edhe të gjithë vendet e akomondimit të përfaqësuesve të NATO-s që janë parashikuar të qëndrojnë në Tiranë.
Për pesë ditë kryeqyteti do të jetë nën masa të forta sigurie, pasi në Tiranë zhvillohet sesioni i pranverës i Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
Të gjitha komisariatet e Tiranës kanë kaluar në shërbim të përforcuar, ndërsa janë kontrolluar të gjitha hotelet ku do te akomodohen 600 delegatët.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/asambleja-e-nato-s-policia-merr-ne-ruajtje-hotelet-bllokohet-qarkullimi/