Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Çmimi i naftës i është rikthyer rritjes në bursat botërore, duke kapërcyer 50 dollarë për fuçi, që është edhe niveli më i lartë i 6 muajve të fundit. Një ecuri që pritet të reflektohet edhe në tregun tonë. Drejtuesit e Shoqatës së Shoqërive të Hidrokarbureve bëjnë të ditur për Ora News se nëse nafta në bursat ndërkombëtare do të qëndrojë në këto nivele edhe per të paktën 10 ditë ose dy javë, atëherë çmimi do të rritet edhe në Shqipëri.
Pas rënies drastike për muaj me rradhë, çmimi i naftës i është rikthyer rritjes, duke prekur në bursa kuotën e 50.1 dollarëve për fuçi.
Ky është niveli më i lartë që prej nëntorit të vitit 2015. Rritja e çmimit të naftës u ndikua nga vështirësitë në prodhimin e arit të zi në Kanada, për shkak të zjarreve në këtë vend, si dhe nga kriza që ka përfshirë ekonominë në Venezuelë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/tregtaret-e-naftes-paralajmerojne-rritje-cmimi-pas-rritjes-ne-bursat-boterore/