Report TV - Ndërrimi i datës së lindjes? Berisha: Po, ishte teknikalitet

2016-05-26 0

Ish-kryeministri Berisha i pyetur se pse në formularin e tij të vetëdeklarimit rezulton se ai ka ndërruar ditëlindjen është shprehur se ka qënë gabim teknik pra thjesht "një teknikalitet".

"Eshtë thjesht teknikalitet sepse ka qenë një gabim për arsye teknike. Nuk e mbaj mend se kur ka ndodhur, por mund ta gjej se dokumentet aty janë. Ju s?duhet të bëni avokatinë e krimit."-u shpreh Berisha

Ish kryeministri Berisha ftoi median që të marrin listat e deputetëve pasi sipas tij, në koalicionin e majtë, janë 23 deputetë me precedentë kriminale.

?Jam për të denoncuar se nuk ka më kriminelë se ai ose ajo që fut vrasësit në tempullin e demokracisë. Çjanë dy vëllezërit Frroku, a nuk janë në një akuzë. Merrni listat e deputetëve a do u dalin 19 apo 24. Mos u ngutni për të bërë vlerësime sepse në rrafshin cilësor vrasësi është vrasës. Ne do merrni listat e aleancës së qelbësirave, aty do gjeni jo 19 por 23 kriminelë. E sfidoj këtu dhe para gjithë botës, gjej qoftë dhe një të vetëm, jo tani por nga ?91 gjer më sot në listat e deputetëve të PD me precedentë e vrasje unë dorëzoj mandatin. Rama i tha ambasadorit se mori kriminelë nga veriu,? tha Berisha.