http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shtetasi shqiptar Petrit Nikolli, 40 vjeç, babai i tre fëmijëve, është ekzekutuar me plumb në kokë në Rimini mesnatën e të mërkurës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë zonës së njohur si ?Vija Bregdetare Toskaneli?. Sipas policisë, vrasja është kryer me një pistoletë gjysmë automatike. Viktima ka ndërruar jetë menjëherë. Pas krimit, autori i saj është larguar me shpejtësi me një makinë që e priste disa metra nga vendi i ngjarjes. Por ai dhe bashkëpunëtori i tij, janë ndaluar nga policia në Milano. Sipas uniformave blu në Itali, dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkak të marrjes së gjakut, sipas Kanunit. Megjithatë, nuk përjashtohet pista e larjes së hesapeve. Petrit Nikolli ishte babai i tre fëmijëve të mitur dhe ishte në pritje të fëmijës së katërt. Bashkëshortja e tij shtatzënë ishte ndër personat e parë që mbërritën në vendin e ngjarjes. Nikolli ishte rezident prej disa vitesh ne Rimini. - See more at: http://vizionplus.al/vritet-shqiptari-ne-rimini/#sthash.9M8JZWTN.dpuf