Propozimi i Patozit: Rithemelimi i Republikës emergjencë kombëtare

2016-05-26 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti i PD, Astrit Patozi bëri një propozimi që në zgjedhjet e vitit 2017, krahas zgjedhjeve parlamentare të zhvillohen edhe zgjedhje të parakohshme lokale.
Patozi tha se rithemelimi i Republikës është një emergjencë kombëtare, duke realizuar një reformë të plotë kushtetuese, përfshi edhe reformën në drejtësi.
Patozi: Mendoj se vetëm një reflektim i thellë i klasës politike do të ishte zgjidhja. Pas këtij rrënimi moral, kam bindjen e plotë se nevoja për rithemelimin e republikës është kthyer në një emergjencë kombëtare. Na duhet reformë e plotë kushtetuese, që të nisë me ligjin e ri elektoral, e cila përfshin natyrisht dhe reformën e famshme të drejtësisë, si kapitull të rëndësishëm të saj.
Le të ulemi që sot për një kontratë të re sociale, sepse nuk mund ta zvarritet kaq pafundësisht tranzicioni i këtij vendi. Le ta fillojmë me zgjedhjet, sepse ato janë themeli i cdo shoqërie demokratike. Sepse aty i kemi rrënjët e cdo infeksioni, edhe këtë vërshim të krimit në politikë dhe në administratë, për shkak të zgjedhjeve të deformuara e kemi peshqesh. Sepse të fortët, që kanë adhur në parlament dhe sundojnë cifligje të tëra territoresh në bashkitë e reja të Shqipërisë, janë thirrur nën armë pikërisht për të rrëmbyer votat, me dhunë dhe me para të pista. Të ndahemi me vullnet të qartë nga kjo shëmti e frikshme, që na ka shndërruar në një shtet qesharak, i cili shërben si anekdotë për botën, si shembulli që nuk duhet ndjekur.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/propozimi-i-patozit-vitin-tjeter-te-kemi-zgjedhje-te-parakohshme-lokale/

Free Traffic Exchange