Disa muaj pas vjedhjes së bujshme të 3.8 milionë eurove në rrugën e Rinasit nga disa persona të veshur me uniforma policie. Gjykata e Tiranës shpalli fajtor për ?shpërdorim të detyrës? administratorin e shoqërisë private që duhet të siguronte transportin e parave.
Edhe 5 policët që shoqëronin mjetin e blinduar u fajësuan për të njëjtën akuzë. Referuar vendimit të gjykatës, të gjashtë të pandehurit u dënuan me 4 vjet e 8 muaj burg në total.
Në bazë të provave, gjykata ka vlerësuar se të pandehurit nuk kanë reaguar ndaj pesë personave të veshur me uniforma policie, të armatosur e të maskuar, të cilët arritën t?u vjedhin ngarkesën e parave që po transportohej drejt Rinasit.
Sipas vendimit, të pandehurit, jo vetëm që nuk kanë reaguar me armë apo manovra të tjera, por edhe kanë lehtësuar kryerjen e veprimeve të grabitësve. Gjykata shprehet se shoqëria e administruar nga i pandehuri Artan Mane në kohën e ngjarjes nuk ka pasur drejtues teknik dhe se nga veprimet e të pandehurve, në kundërshtim me ligjin, ka ardhur pasoja r rëndë e vjedhjes së shumës prej 1.8 milionë GBP, 800 mijë USD, 200 mijë CAD dhe 200 mijë AUD.
Në momentin e ngjarjes, i pandehuri Agron Ademi ka qenë shofer i mjetit të blinduar ku gjendeshin paratë. Në automjetin shoqërues ?Mercedes-Benz?, i cili drejtohej nga i pandehuri Niko Prifti, kanë qenë edhe të pandehurit Eduard Metillari, Agron Lloha dhe Alban Sharra.