Report TV - Përcillet me nderime në banesën e fundit monsinjor Luçiano Avgustini

2016-05-25 1

Është përcjellë për në banesën e fundit monsinjor Luçiano Avgustini. Mesha solemne e salikimit u kremtua nga Arqipeshkvi Imzot Angelo Massafra. Papa Françesku dërgoi një mesazh ngushëllimi, që u përcoll nga nuni apostolik Ramiro Moliner Inglés.

Po ashtu ngushëllime shprehën Presidenti i Konferencës Ipeshkvore Imzot Angelo Massafra dhe Monsinjor Dode GJERGJI.

Humbje te madhe jo vetëm për Kishën Katolike, por për mbarë vendin ka qenë vdekja e monsinjor Luçiano Avgustinit. Ish kryeministri Sali Berisha dhe personalitet të tjera të vendit u shprehën se Monsinjor Luçiano Avgustinit ishte edhe një atdhetar i përkushtuar.

I pranishëm ishte dhe presidenti Bujar Nishani. Ne meshën e salikimit morën pjese personalitete te larta të Kishës dhe komuniteteve te tjera fetare. Pas meshës trupi i monsinjor Luçiano Avgustinit u zhvendos në kriptën e katedrales së Vaut Dejës, aty ku edhe do të prehet.