Sasia e naftës bruto që u derdh pak ditë më parë në plazhin e Nartës është pastruar plotësisht, duke e kthyer këtë vijë bregdetare në identitet. Gjatë ditës sotme shumë të rinj nga qyteti i Vlorës kanë përzgjedhur këtë plazh për të kaluar disa orë relaksi mes miqsh.
Vija bregdetare e plazhit të Nartës në Vlorë është rikthyer në identitet, teksa vetëm 3 ditë më parë aty kishte prani të theksuar të naftës bruto.
Ndërkohë të rinj nga qyteti bregdetar i Vlorës duke përfituar edhe nga temperaturat e larta kanë përzgjedhur këtë plazh për të kaluar disa orë pushimi.
Vija bregdetare e plazhit të Nartës prej dy ditësh po pastrohet nga disa grupe pune të përbërë nga punonjës të Bashkisë Vlorë si dhe forca të ushtrisë së bazës së Pashalimanit dhe Bunavisë. Ndërkohë ata të rinj që sot kanë preferuar të vizitojnë këtë bregdet u bëjnë apel instancave shtetërore të jenë më të përgjegjshme sa i takon ruajtjes së plazheve.
Punonjësit e ushtrisë dhe bashkisë do të qëndrojnë disa ditë në këtë zonë bregdetare deri në rikthimin në normalitet të situatës.