Pajisja e dyshuar e përgjimit, PD: Të ngrihet zëri, Tahiri: Nuk e doni të vërtetën- Ora News

2016-05-25 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike i ka bërë thirrje shoqëricë civile dhe intelektualëve të reagojnë për përgjimin e paligjshëm që sipas tyre ka kryer policia me urdhër të Ministrit, Sajmir Tahiri. Deputeti, Luçinano Boçi, tha se pergjimi është dëshmi e shtetit mafioz që mazhoranca ka krijuar. Për akuzat reagoi Ministri Tahiri, i cili tha se Partia Demokratike nuk ka lider e as skuadër dhe drejtohet nga e shkuara.
Partia Demokratike ka vijuar akuzat ndaj Ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, për përgjim të paligjshëm.
Deputeti, Luçiano Boçi, tha se ky veprim është prova më e fortë se kjo mazhorancë shtetin dhe ligjin e kanë zëvendësuar me organizata kriminale.
Mbi akuzuat reagoi Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, i cili thotë se Policia e Shtetit nuk ka kryer përgjime, ndërsa deklaratat i cilëson mungesë vizioni.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pajisja-e-dyshuar-e-pergjimit-pd-te-ngrihet-zeri-tahiri-nuk-e-doni-te-verteten/