Basha: Kushti i PD për reformën, drejtësi e pakapur- Ora News

2016-05-25 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ku mori formë përfundimtare drafti që do i dorëzohet Komisionit Parlamentar të reformës në drejtësi, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se nuk ka negociata për cilësinë e refomës dhe sipas tij opozita nuk do të pranojë kapjen politike të sistemit. Lulzim Basha, ripërsëriti dhe një herë qëndrimin e opozitës se tashmë është refoma zgjedhore që kërkon prioritet dhe që kushtëzon çdo refomë tjetër përfshirë dhe drejtësinë.
Partia Demokratike nuk është e shqetësuar për kohën kur reforma në drejtësi mund të miratohet, por për cilësinë e saj. Pas rreth dy orë diskutime, grupi parlamentar demokrat mbështeti draftin e ekspertëve të saj që lidhet me arkitekturën e sistemit të drejtësisë dhe që pritet të dorëzohet zyrtarisht në Komisionin Parlamentar për reformën në drejtësi.
Lulzim Basha ishte i prerë në qëndrimin e tij, kur tha se nuk ka asnjë negociatë që cënon cilësinë e reformës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-kus...