Report TV - IKMT vazhdon aksionin në Vlorë 180 objekte rrezikojnë të prishen

2016-05-25 14

nspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vazhduar prishjet edhe mëngjesin e sotëm në rrugën transballkanike në Vlorë.

Në ditën e tretë të saj IKMT vazhdon të prishë objekte të cilat do ti hapin rrugë projektit për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrugës transballkanike.

Nga ky operacion do të preken 180 objekte nga të dyja akset e rrugës. Në dispozicon ishin dy mjete të tipit skrepa për të përshpejtuar punën dhe për të sistemuar aksin rrugor prej 2 km.

Ky aksion për prishjen e këtyre objekteve do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Bëhët e ditur se deri më tani nuk ka pasur asnjë kundërshtim apo përleshje me forcat e policisë nga banorët që përfhsihen në këtë projekt.