Vrasja e të riut në Kurbin, mbyllet dosja - News, Lajme - Vizion Plus

2016-05-25 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përfundojnë hetimet për vrasjen e të riut Ervis Zyba, i cili u ekzekutua në 25 shkurt këtij viti, pas një zënke për motive të dobëta ne Laç. Sipas akuzës, pak ditë para ngjarjes, mes autorit Elgert Cara dhe viktimës Zyba, kishte pasur një debat në Facebook, i cili më pas ishte agravuar në konflikt fizik ndërmjet tyre në qytetin e Laçit. Mbrëmjen e datës 25 shkurt, Ervis Zyba ka qenë në një lokal nate në Laç, i shoqëruar nga dy miqtë e tij, Xhevair Lika dhe Drilon Leka. Në të njëjtin lokal ka mbërritur pak më vonë edhe Elgerti, i shoqëruar nga Dorjan Cara. Ndërmjet palëve, nuk ka pasur konflikt brenda lokalit dhe të parët që janë larguar ishin Elgert dhe Dorjan Cara. Rreth mesnatës, viktima i shoqëruar me miqtë e tij, kanë dalë në parking, për të marrë makinën me të cilin kishin ardhur. Por sapo kanë hipur, një person i panjohur u ka dalë anash me pistoletë, duke iu kërkuar të mos lëviznin. Ndërsa në pjesën e parme të makinës, ka dalë me automatik në dorë Elgert Cara, i cili ka qëlluar disa herë me nga një plumb, duke lënë të vdekur në vend Ervis Zybën. Dy ditë pas ngjarjes u bë e mundur të arrestohej autori kryesor, Elgert Cara, si edhe Dorjan Cara, ky i fundit i akuzuar për përkrahje të autorit të krimit. - See more at: http://vizionplus.al/vrasja-e-te-riut-ne-kurbin-mbyllet-dosja/#sthash.qlduvBRa.dpuf

Free Traffic Exchange