Shkodër - Manjani: S’mund të mbyllim sytë për lirimin nga burgu i Shën Kollit të Shuaip Zukajt

2016-05-25 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga kryeqendra e veriut, Manjani komentoi deklaratën e ish drejtorit të burgut Shënkoll Kant Ndoji i cili e quan jo përgjegjësi të tijën lirimin e kosovarit Shuajp Zukaj. Me rastin po merremi dhe do t?i shkojmë deri në fund vijoi Manjani.
Manjani: Një njeri ka dalë nga burgu dhe kjo ka ndodhur në Burgn e Shën Kollit, tani ne çfarë duhet të themi që nuk ka dalë nga burgu?! Po merremi me rastin konkret. Sa më takon mua e kam kryer të gjithë detyrimin tim ligjor dhe kushtetues, pjesën tjetër e ka në dorë drejtësia dhe kjo drejtësi ka mbështetjen time për ta cuar deri në fund këtë çështje. Është liruar një person shumë i kërkuar dhe nuk mund të mbyllim sytë dhe veshët përpara kësaj ngjarje.
Miratimin e reformës në drejtësi, numri një i këtij dikasteri Ylli Manjani nuk e ndan si përgjegjësi politike të mazhorancës apo opozitës, por si përgjegjësi të klasës politike. Ai kërkon miratimin e saj sa më parë, pasi koha nuk është në dispozicion të politikës dhe as në favor të vendit nëse humbet ky shanc.
Manjani: Mazhoranca nuk është një nocion më vetë në kuptimin politik. Mazhoranca dhe opozita janë një entitet parlamentar, politik në Parlamentin e Shqipërisë për të miratuar reformën në drejtësi. Duhet ta miratojmë sa më shpejt, nuk kemi kohë. Nuk e kemi më luksin që të humbim kohë me diskutime pa fund. Mendoj që të gjitha mesazhet janë të qarta dhe nuk kemi cfarë ti shtojmë më kësaj çështje. Drejtësia që të funksionojë shpejt besoj se është krejtësisht e lidhur me sjelljen e gjyqtarit në sallat e gjyqit dhe kjo nuk e pengon, përkundrazi është një nismë komplementare që e ndihmon reformën në drejtësi. Madje do ta bënte edhe më të kuptueshme për njerëzit atë që është programua si reforma në drejtësi.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/manjani-nuk-mund-te-mbyllim-syte-per-lirimin-e-shuaip-zukajt/

Free Traffic Exchange