Report TV - "Kuzhina e Bregdeteve' sillet në Shqipëri nga Kompania Gourmeando

2016-05-25 4

Kompania Gourmeando ka zhvilluar në vendin tonë një ?shfaqje gatimi? të quajtur ?Kuzhina e Bregdeteve?, që vendos përballë profesionistë të dy vendeve të ndryshme.

Sokol Prenga dhe shefi italian Alessandro Giampietro kanë vënë në praktikë të gjitha aftësitë e tyre në kulinari, duke ballafaquar dhe shkëmbyer kështu kulturat e dy vendeve fqinje në një shoë të zhvilluar në Hotel Sheraton.

Sokol Prenga u shpreh se qëllimi i kësaj shfaqje ishte njohja dhe shfrytëzimi i potencialeve të dy vendeve, duke përdorur prodhime natyrale.

Shef Mondi Kikino e vlerësoi këtë iniciativë, pasi sipas tij të gjithë të apasionuarit pas kulinarisë, në vend të garojnë njëri me tjetrin duhet të arrijnë një ?paqe profesionale? dhe të pasurojnë më shumë kulinarinë shqiptare.