Report TV - Durrës, ish-kryeplakun e fshatit Shkallë e vrau gruaja e 2 djemtë

2016-05-25 6

Pas një hetimi thuajse dy mujor policia e Durrësit ka bërë të mundur zbardhjen e vrasjes së vrasjes së ish kryeplakut të fshatit Shkallë të këtij qyteti më 18 mars të këtij viti. Gruaja e viktimes Bardhe Djaloshi 46 vjeçe bashkë me dy djemtë e saj Arban Djaloshi 26 vjeç dhe F. Djaloshi 16 vjeç janë autorët e dyshuar të policisë për vrasjen e Mirosh Djaloshit.

Nëna me dy djemtë janë ndaluar nga policia për veprën penale të ?Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare?në bashkëpunim. Motivi i vrasjes është për konfikte familjare dhe policia nuk jep më shumë detaje për shkak të sekretit hetimor.

Mirosh Djaloshi 54 vjeç u gjend i vrarë orët e para të mëngjesit të datës 18 mars në fshatin Shkallë, Manëz, në oborrin e banesës së tij. Trupi i pajetë i tij i pajetë u gjet nga familjarët dhe nga hetimet e para rezultoise ate e kishin goditur me sende të forta në kokë