Report TV - Korrupsioni, Apeli lë në burg pa afat gjyqtarin Ibrahim Hoxha

2016-05-25 4

Nga arrest me burg 30 ditë kthehet në arrest me burg pa afat masa e sigurisë për gjyqtarin Ibrahim Hoxha të akuzuar për korrupsion.

Ka qenë Apeli i Krimeve të Rënda që ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për të hequr afatin 30 ditor si masë ndaj Hoxhës.

Më 5 Maj 2016 shkalla e parë pranë Krimeve të Rënda caktoi ?Arrest me burg? për 30 ditë ndaj Ibrahim Hoxhës ndërsa me këtë ndryshim ai mbetet në burg deri në përfundim të hetimeve nga prokuroria.

Prokuroria e Krimeve të Rënda nxori urdhër ndalimin për Hoxhën më 2 Maj ndërsa në pranga sëbashku me të ra i biri Ledion Hoxha dhe shtetasit Dritan Jazenxhi dhe Novruz Gajda.

Sipas hetimeve rezulton se me ndërmjetësimin e Gajdas gjyqtari Hoxha nëpërmjet të birit Ledion do të merrte 600 mijë lekë në këmbim të një vendimi.

Arrestimi i Ibrahim Hoxhës u bë një ditë para se ai të shpallte vendimin civil për një çështje pronësie për të bashkëpandehurin Dritan Jazenxhi.

Vleftësim të arrestit dhe burg pa afat Prokuroria kërkoi dhe për djalin e gjyqtarit Ledion Hoxhën, Novruz Gajdan dhe Dritan Jazenxhiun.