Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Përfaqësuesi i FMN në Shqipëri Jens Reinke në një intervistë për Ora News tha se vlerësova performancën e ekonomisë nën asistencën e FMN. Reinke tha se duhet miratuar reforma në drejtësi, ndërsa vuri theksin tek përmirësimi i klimës së biznesit.
?Vlerësova performancën e ekonomisë nën asistencën e FMN. Duhen bërë disa përmirësime për klimën e biznesit. Duhet miratuar reforma në drejtësi, administrimi i taksave?, tha Reinke
Reinke:?Takimi i parë i biznesit me qeverinë është administrimi tatimor. Nëse procedurat perceptohen të drejta shihet me besim administrimi. Shqipëria duhet të zgjedhë rrugën drejt BE. Reforma në Drejtësi impakt më të gjerë se vetëm në ekonomi. Ka investitorë që hezitojnë për shkak të moszbatimit të ligjit. Nëse reforma nuk miratohet do ketë efekt negativ te klima e biznesit?, u shpreh Reinke.
Përfaqësesi i FMN tha se mbështesim Bankën e Shqipërisë në politikën monetare.
Reinke: ?Mbështesim BSH në politikën monetare. BSH nuk i ka ezauruar ende stimujt e politikës monetare. Nuk mjaftojnë vetëm masat e BSH, duhet përmirësim i klimës biznesit.?
Po ashtu Jens Reinke tha se ekzistojnë edhe rreziqe në ekonomi të cilat vijnë nga faktorë të ndryshëm, duke përfshirë edhe rritmin e reformave.
Reinke: ?Ka rreziqe për ecurinë e ekonomisë, të cilat vijnë nga ambienti ndërkombëtar, nga rënia e çmimeve në bursa, por edhe nga rritmi i reformave. Qeveria duhet të zbatojë brenda afateve të parashikuara reformat?
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/ekonomi/perfaqesuesi-i-fmn-reinke-per-ora-news-reforma-ne-drejtesi-kyc-per-vendin-duhet-permiresuar-klima-e-biznesit/