Report TV - Vasili: PS-LSI fitues nëse votohej sot, publiku do na vlerësojë në '17

2016-05-24 0

"Koalicioni PS-LSI është real, funksionon si një skuadër dhe jo si një bashkim votash". Kështu ka deklaruar kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, në një intervistë në emisionin "45 minuta" nga Denis Minga në Report Tv.

Vasili ka shtuar se koalicioni është përballur me sfida për të cilat më parë nuk është guxuar ndërsa shtoi se nëse do të votohej sot, PS-LSI do të rezultonte serish fitues.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017-ë, tha Vasili, publiku do të vlerësojë qeverisjen aktuale, njësosj si një vit më parë në zgjedhjet vendore.

Vasili ka folur dhe për reformën në drejtësi duke shprehur edhe njëherë gatishmërinë maksimale të mazhorancës për ta votuar. "Nëse PD do të pengojë reformën atëherë kjo parti do të futet në krizë me qytetarët dhe me ndërkombëtarët", tha Vasili.

Vasili ka konfirmuar se në zgjedhjet për kryetar bashkie në Dibër, PS-LSI do të futet si koalicion por pa specifikuar kandidatin konkret.