Report TV - Hakmarrja shkak i vrasjes së Elton Çiçës, zbulohen 2 autorët

2016-05-24 3

23 ditë nga ngjarja që tronditi kryeqytetit ku u vra Elton Çiça në lokal 'De Niro' në bllok, Policia e Shtetit ka bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes dhe ka identifikuar 2 autorët
e ekzekutimit të 31-vjeçarit. Ata janë Jani Aliaj e Renato Milloshi, të shpallur në vrasësit e Elton kërkim tashmë.

Për ta Gjykata e Tiranës ka vendosur ?masën e sigurisë? arrest në burg. Burime nga policia bëjnë me dije se autori i vrasjes së Çiçajt është pikërisht Jani Aliaj ndërsa Renato Milloshi e ka pritur jashtë me mjetin e tij Ford, blerë dy ditë para se të kryhej ky krim.

Pas krimit, Renato Milloshi, dyshohet se priti jashtë Jani Aliajn, duke u larguar me mjetin ford Fokus. Ka qenë vetë drejtori i policisë së qarkut të Tiranës që ka bërë të ditur zbulimin e autorëve të këtij krimi.

?Pas një pune intensive në aspektin gjurmues dhe procedurial është bërë i mundur zbulimi, dokumentimi dhe identifikimi i autorëve të ngjarjes të ndodhur në lokalin ?De Niro? në datë 1 maj 2016, ku mbeti i vrarë pas një atentati shtetasi Elton Çiça, person i njohur si me precedentë kriminalë. Autorët e dyshuar të kësaj vepre penale janë shtetasit, Jani Naim Alia 39 vjeç, lindur dhe banues në Tepelenë, Renato Hysni Milloshi, 36 vjeç lindur në Berat dhe banues në Tiranë, të dy me precedentë të mëparshëm kriminalë për vepra të rënda penale. Për të dy këta shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg. Gjatë hetimeve intensive për zbulimin e kësaj ngjarjeje të rëndë janë mbledhur një sërë provash të vlefshme, të cilat kanë ndihmuar në zbulimin dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje të rëndë. Për këtë ngjarje aktualisht janë arrestuar edhe dy persona të tjerë për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës.?- thuhet në deklaratën e policisë.

Report TV ka mësuar se kanë qënë hetimet e përbashkëta të Policisë dhe Prokurorisë së Tiranës që kanë arritur të zbardhin motivin e atentatit të ndodhur tre javë më parë.

Free Traffic Exchange