http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tre jave pas vrasjes se Elton Çiços ne zonen e bllokut, policia ka arritur te identifikoje autoret e ekzekutimit te 31-vjecarit. Jani Alia 39 vjeç nga Tepelena dhe Renato Milloshi 36 vjeç, djali i Hysni Milloshit jane autoret e dyshuar dhe te shpallur ne kërkim nga policia. Gjate nje konference per shtyp, krerët e policisë se Tiranës deklaruan se zbardhja e ngjarjes erdhi pas nje pune intensive ne bashkëpunim me Prokurorinë. Ndërkohe Gjykata e Tiranës ka vendosur ne mungese masën e sigurisë arrest me burg. Krerët e Policisë se Tiranës kërkojnë bashkëpunimin e qytetareve per dhënie informacioni ne lidhje me dy autoret e dyshuar kundrejt shpërblimit 500 mije leke.?Policia e Shtetit i kërkon ndihmë publikut në dhënien e informacioneve për vendndodhjen e personave të shpallur në kërkim si persona me rrezikshmëri të lartë. Ndihma e qytetarëve është themelore për arrestimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të dyshuar për këtë vrasje. Qytetarët që kanë informacion mund të telefonojnë në numrin 0694110299, duke siguruar anonimat të plotë. Çdo informacion i vlefshëm do të shpërblehet me 500 mijë lekë të reja.?- thuhet në deklaratën e policisë.Prej gati nje jave policia ka kryer kontrolle ne banesat e dy autoreve por pa rezultat. Dyshohet se autori i ekzekutimit është Jasni Ali, ndërsa Renato MIlloshi e priste me makine jashtë ambienteve te lokalit. Burime nga policia bëjnë te ditur se krimi lidhet me implikimin e Çiços ne nje rrjet te narkotrafikut ku janë te përfshire edhe persona te tjerë.- See more at: http://vizionplus.al/zbardhet-vrasja-e-elton-cicos/#sthash.nLmHrwVO.dpuf