Kotzias sjell paketën e Athinës me propozime për çështjet pezull mes dy vendeve- Ora News

2016-05-24 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vizita e Ministrit të Jashtëm grek Nikos Kocias në Tiranë në 6 qershor, do të ulë në bisedime me terma konkretë dy shefat e diplomacisë, atij grek e shqiptar.Për çështjen e nextë, atë të kufirit detar, burime të Ora News konfirmojnë se grupi i punës i kryesuar nga Ministria e Jashtme dhe përfaqësues të disa institucioneve të tjera do të paraqesin për palën shqiptare një vlerësim për rrugët dhe mekanizmat për zgjidhjen e saj. Çështja e varrezave të ushtarëve grekë, thanë burimet është çështja më e vështirë mbi të cilën po punojnë dy vendet, kjo pasi pala shqiptare gjykon se zgjidhja buron nga heqja e ligjit të luftës.
Në vizitën e tretë të Ministrit të Jashtëm grek në 6 qershor në vendin tonë, dy diplomatët Kocias dhe Bushati do të diskutojnë mbi terma konkretë për çështjet që kane mbetur pezull mes shteteve.
Kjo pasi, palët janë në fazën e një diskutimi të avancuar dhe intensiv që po vijojnë prej muajsh për ofrimin e zgjidhjeve për çështjet dypalëshe.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kotzias-sjell-paketen-e-athines-me-propozime-per-ceshtjet-pezull-mes-dy-vendeve/