Report TV - Gjiknuri: Interkonjeksioni Shqipëri- Kosovë, projekt me shumë rëndësi

2016-05-24 0

Ministri i Industrisë dhe Energjisë, Damian Gjiknuri teksa ka folur në gjatë forumit ?Projektet lider dhe modelet e reja të menaxhimit? Shqipëri-Kosovë, ka thënë se me rëndësi për vendin tonë është projekti për interkonjeksionin Shqipëri-Kosovë.

Ai ka thënë se korridori i jugut ëhstë një project për siguri energjetike dhe se tashmë është duke u bërë një studim fizibiliteti mes Shqipërisë e Kosovës, pasi edhe ajo do të bëhet pjesë e korridotir të jugut.

?Korridori i Jugut është një projekt për siguri energjetike. Ai është një projekt europian. Korridori i jugut është një mundësi e re për Shqipërinë. Kosova nuk do të mbetet jashtë zhvillimit rajonal. Kosova do të jetë pjesë e korridorit të jugut. Kemi bërë një studim fizibiliteti Shqipëri-Kosovë. Korridori i jugut është një projekt për siguri investimesh? tha Gjiknuri.

Free Traffic Exchange